Topalli: Opozita nuk interesohet për transparencë
Në fjalët e saj, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka kërkuar nga deputetët e opozitës të mos e kthejnë seancën në një sallë gjyqësore, por t’i përmbahen realicionit të dalë nga Komisioni i Ligjeve.
“Nuk mund ta imagjinoja kurrë që një seancë plenare të kthehet në një gjyq special i komisionerëve socialistë”, u shpreh ajo. Zonja Topalli akuzoi opozitën se nuk kërkon transparencë, por të thellojë krizën në një moment me rëndësi, siç është procesi i liberalizimit të vizave.
"Ju nuk kërkoni transparencë, sepse ne po ju propozojmë zgjidhjen, ju nuk doni hapjen e kutive, sepse nuk lexoni amendamentin tonë. Nuk ka zgjedhje të manipuluara kur humbet, nuk ka zgjedhje të manipuluara kur ato janë certifikuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë", tha Topalli. Më pas, Topalli ka replikuar me deputetët socialist.
“Zoti Gjoni unë nuk kam asnjë urrejtje për ty, ti nuk mund të përmbysësh ato vlera që ne arritëm më 28 Qershor, se jeni mësuar gjithmonë që pushteti është vetëm me ju. Keni 24 orë që gënjeni, kishit 7 muaj që donit komision hetimor, por tani që do ngrihhej komisioni hetimor, thoni jo duhet ndryshuar ligji. Berisha ndejti dje 7 orë duke ju dëgjuar, as nuk doni transparencë, por doni të transmetoni krizën e Edi Ramës në parlament”, tha Topalli duke iu drejtuar deputetit Ilir Gjoni të PS-së.