Britani, protestë në çatinë e Parlamentit
Aktivistët e organizatës Green Peace mund të bëjnë çdo gjë në mbrojtje të ambientit. Sot 50 prej tyre janë ngjitur në tarracën e Parlamentit britanik në Londër duke i kërkuar ligjvënësve të bëjnë më shumë përpjekje për mbrojtjen e ambientit. Forcave të policisë iu desh të ngjitej nëpër shkallë për të arrestuar protestuesit.