Sulmohet kazerma ushtarake, 2 të plagosur
2 persona janë plagosur gjatë një sulmi me bombë në një kazermë ushtarake në Milano të Italisë. Një prej të plagosurve është atentatori i këtij sulmi, i cili në mëngjes hodhi një kuti me 2 kg lëndë eksplozive brenda ambienteve të jashtme të kazermës. 35-vjeçari është me origjinë nga Libia. Pak para sulmit, i riu u përpoq të futej fshehurazi brenda ambienteve ushtare, por u ndal nga ushtarët. Kështu ai u dorëzoi dhe vendosi të hidhte kutinë drejt tyre. Pak para se të bënte këtë atentatori bërtiti “ Largohuni nga Afganistani”. Një prej rojeve të kazermës qëlloi mbi të duke e plagosur rëndë. I riu rrezikon të humbasë një dorë dhe gjendja e tij shëndetsore është e rëndë. Ndërsa ushtaraku është jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe deri tani kanë përcaktuar se bëhet fjalë për një bombë artizanale. Episodi është përshkruar si tepër shqetësues duke qenë se tregon për një bazë të mundshme terroriste në Milano.