Grabitet banka në mes në ditës në Vlorë
Tre persona të armatosur hynë rreth orës 13 të mesditës në filialin e Bankës San Paolo Intesa në Lagjen “Pavarësia” të Vlorës dhe vunë në jetë planin për grabitjen e saj. Me kapuçë në kokë dhe me një armë kallashnikov, ata kërcënuan fillimisht punonjësit e bankës duke i detyruar më pas të zbrazin në çantën e tyre, paratë që gjendeshin në sportele. Kanë mjaftuar pak minuta që grabitësit të marrin shumën e kërkuar dhe të largohen qetësisht nga dera kryesore.
Policia, e cila u vu në ndjekje të tyre identifikoi rreth 30 minuta më vonë një automjet që po digjej në lagjen “10 korriku”, jo shumë larg vendit të ngjarjes. Sipas ekspertëve dyshohet që mjeti të jetë vjedheur dhe më pas të jetë përdorur nga grabitësit, të cilët i kanë vënë flakën. Lidhur me ngjarjen janë marrë në pyetje punonjësit e bankës dhe klientet që ndodheshin brenda në të në momentin e grabitjes.
Sipas tyre grabitësit ishin të veshur me rroba të zeza dhe vetëm njëri prej tyre kishte në dorë një armë kallashnikov. Do të jetë zbardhja e pamjeve filmike të siguruara nga rrjeti i kamerave të brendshme të bankës që do të mund të çojë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.