E Diel, 1 Nëntor 2026

Trukohen 40 ndeshje të Champions dhe Europa League

40 ndeshje futbolli të vlefshmë për Champions League dhe Europa League kanë qënë të trukuara. Lajmin e ka bërë të ditur një prej anëtarëve të komisionit antikorrupsion të UEFA-s i cili ka thënë se organizmi europian i futbollit që drejtohet nga Michael Platini do të bëjë publike dosjen në fillim të nëntorit. Sipas përfaqësuesit të UEFA-s kjo është ngjarja më me madhe e korrupsionit e zbuluar ndonjëherë në botën e futbollit europian. Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga agjensia holandeze shtetërore e lajmeve.
Pjesa më e madhe e dosjeve janë plotësuar dhe përmbajnë prova të pakundërshtueshme. UEFA është e bindur se ka mashtrime me rezultatet e ndeshjeve në të gjitha vendet e Europës. Ekspertët e saj të antikorrupsionit kanë punuar ngushtë me Interpolin. Paralajmërohen masa shumë të rënda ndaj futbollistëve dhe skuadrave të implikuara. Pjesa më e madhe e dosjeve i përket vendeve të Europës Lindore, por jo vetëm. Por problem më i madh që shqetëson UEFA-n është se ndeshjet e trukuara janë në të gjithë Europën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›