E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion për eleminimin e zhurmave në kryeqytet, gjobiten lokalet e natës

Ministria e Mjedisit dhe policia kanë mbyllur dhe gjobitur 8 lokale nate. Shkak është bërë ndotja akustike ose muzika e lartë që del prej tyre gjatë fundjavave. Mesnata mes të shtunës dhe së dielës prej kohësh kanë rikthyer zhurmat e larta në dy zonat më të frekuentuara të Tiranës, ish-blloku dhe zona përballë Parlamentit. Ministria e Mjedisit dhe Policia e Shtetit, kanë nisur aksionin për mbylljen dhe marrjen e masave drastike për lokalet që shkaktojnë ndotje akustike në zona të banuara.
Në të gjitha rastet policia është përballur me insistimin e pronarëve që kundërshtojnë mbylljen e aktivitetit pas orës 24 të mbrëmjes.
Sëbashku me inspektorët e mjedisit, policia e rendit kanë hyrë lokal më lokal duke urdhëruar mbylljen e menjëhershme të tyre. Në 8 prej tyre u vendosën gjoba që nisin nga 50 mijë lekë të reja deri në 100, ndërsa klientet janë detyruar të largohen nga ambientet e lokaleve.
Vetëm brenda një nate 8 lokale janë detyruar të mbyllin aktivitetin pas orës 24 duke vënë në zbatim një ligj të fundit të dalë nga Ministria e Mjedisit. Ankesat e qindra banorëve që shqetësoheshin nga xhurmat e muzikës së lartë, çuan policinë e shtetit të ndërhyjë edhe me forcë.
Deri në orën 02.00, të natës, policia dhe inspektorët e mjedisit mundën të mbyllin në fundjavë të gjitha lokalet që mbajnë muzikë të lartë si dhe i kanë prerë atyre "faturën" e gjobës.
Inspektorët e Agjencisë Rajonale të Mjedisit, të mbështetur edhe nga Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit, do të vijojnë këto masa deri në ndryshimin e kësaj situate, e cila me të drejtë është një shqetësim për qytetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›