Britani, qeveria blen aksionet e një banke tjetër
Qeveria britanike konfirmoi dje lajmin se kishte blerë buqetën kryesore të aksioneve të një banke tjetër, në përpjekje për t‘i ardhur në ndihmë ekonomisë së prekur rëndë nga kriza globale. Tashmë qeveria është aksionere kryesore e "Lloyds Banking Group", e treta bankë që vihet nën kontrollin e qeverisë pas "Northern Rock" dhe "Royal Bank of Scotland". Përmes marrëveshjes me Thesarin e Shtetit, "Lloyds Banking Group" do të japë hua rreth 40 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme.