Dashuria thuret përtej vdekjes
Gabriela Mistral ishte emri i saj i artit. Zgjodhi këtë pseudonim si një homazh për dy poetët e saj më të dashur: Gabriele d‘Annunzio dhe Frédéric Mistral. Lucila de María del Perpetuo Socorro Godoy Alcayaga ishte një vajzë nga Kili, e cila lindi më 7 prill të vitit 1889. Ishte poeteshë, mësuese, e një feministie kiliane. Temat qendrore të poezive të Mistralit, janë dashuria, ajo për njeriun e zemrës, për nënën... janë kujtimet e saj të dhimbshme, trishtimi, por edhe shërimi. Sot, ndoshta shumë pak e njohin veprën e Gabriela Mistral, por poetesha nga Kili ishte autorja e parë latinoamerikane që fiton një çmim "Nobel" për letërsinë dhe vazhdon të mbetet ende gruaja e parë që ka mundur ta fitojë atë. Jeta dhe poezia e saj shenjohen nga një ngjarje dramatike: vetëvrasja e dashurisë së saj të parë, ndoshta edhe të vetme. Ajo do të vazhdojë të "këndojë" gjatë gjithë jetës për atë "djalosh me trëndafil të kuq mes flokëve... që largohet në përjetësi", e shpreh këtë dhimbje sidomos në "Sonetos de la mueste" (Sonetat e vdekjes, 1914), të cilat i kushtohen tërësisht atij. Babai, Juan Gerónimo Godoy Villanueva, e braktis familjen kur Mistral ishte vetëm tre vjeçe. E megjithatë, edhe pse e vetme në moshën 14-vjeçare, poetesha arrin të mbajë financiarisht veten por edhe nënën e saj, Petronila Alcayaga, duke punuar si ndihmësmësuese. Është tepër e lidhur me nënën, një dashuri e cila vihet re qartë kur në vdekjen e saj në vitin 1929, Gabriela i kushton pjesën e parë të librit "Tala". Në 1904 ajo publikon disa prej poemave të saj të para, duke përdorur pseudonime të ndryshme. Në vitin 1906, pikërisht ndërsa vazhdon të punojë si mësuese, takohet me Romeo Ureta, një punëtor hekurudhe, i cili do të vrasë veten në vitin 1909. Prezenca e dhimbjes në poezinë e Mistral, e cila i kushtohet gjerësisht temës së vdekjes, për shkak të kësaj ngjarjeje tragjike në jetën e saj, do të arrijë kulmin, më shumë se kushdo në poezinë latinoamerikane, Gabriela do të përdorë atë. Një tjetër influencë e fuqishme në letërsinë e saj është edhe mënyra pasianonte me të cilën Mistral gjithnjë do të vazhdojë miqësitë e saj. Shenjat e para të suksesit i përkasin dhjetorit të vitit 1914, kur vlerësohet me vendin e parë në një konkurs kombëtar letërsie, me poezinë "Sonetos de la Muerte". Duke nisur që nga ai moment e në vazhdim, ajo gjithnjë e më shumë do të përdori pseudonimin Gabriela Mistral. Në vitin 1922 e dërgojnë në Meksikë nga Ministria e Edukimit si pjesë e një plani të reformës në arsim. Publikon "Desolación" dhe me të mbërrin edhe fama ndërkombëtare. një vit më pas boton edhe "Lecturas para Mujeres", një vëllim në prozë dhe vargje kushtuar mëmësisë, kujdesit për fëmijët dhe nacionalizimit. Me t‘u kthyer në Kili, i dorëzohet titulli akademik profesor i gjuhës spanjolle në Universitetin e Kilit. Tashmë ishte e njohur përtej kufijve të vendit të saj ajo ndërmerr një udhëtim ku prezanton poezinë e saj në botë. E nis me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e më pas edhe në Evropë në vitin 1924. Për herë të parë e shkel këtë kontinent e megjithatë menjëherë vendos një lidhje të fuqishme aq sa në Madird publikon librin e ri "Ternura", një koleksion poezish të shkruara kryesisht për fëmijë, por që shpesh janë të përqendruara mbi trupin e femrës. Vitin pasardhës, kthehet në Amerikën Latine me vizita në Brazil, Uruguai dhe Argjentinë. Më në fund edhe në Kili. Mes viteve 1925 dhe 1934, jeton mes Francës dhe Italisë. Gjatë këtyre viteve ajo punon për League for Intellectual Co-operation. Jep leksione në Barnard College të Columbia University, si dhe në Vassar College e University of Puerto Rico.
Njësoj si edhe shumë artistë e intelektualë të tjerë të Amerikës së Jugut, Mistral bëhet konsull i Kilit duke nisur nga viti 1932 e deri kur ndërron jetë, duke e kryer detyrën e saj në Napoli, Itali, Madrid, Spanja, Petrópolis në Greqi, Nizza në Francë, Lisbona, Portugali, Los Angeles e Santa Barbara në SHBA, Veracruz, Meksikë, kthehet sërish në Itali, në Napoli për të përfunduar në Nju Jork. Në vitin 1938, në Buenos Aires, falë edhe ndihmës së mikeshës së saj të vjetër, Victoria Ocampo, publikon veprën e saj të re të titulluar "Tala". Fitimet prej shitjes së këtij vëllimi jepen në bamirësi për fëmijët e mbetur jetimë prej Luftës Civile Spanjolle. Në këtë vëllim përfshihen poema të ndryshme, të cilat nxjerrin në pah folklorin e Amerikës së Jugut dhe të Evropës Mesdhetare. Në gushtin e vitit 1943 edhe Juan Miguel, nipi i saj asokohe 17-vjeçar, vetëvritet. Edhe kjo ishte një humbje tragjike për Mistral, duke qenë se nipin e kishte rritur vetë, sikur ta kishte fëmijë. Kjo vdekje si dhe shpërthimi i tensioneve mes Evropës dhe Amerikës në të ashtuquajturën Lufta e Ftohtë, janë objekti i vëllimit të saj të fundit me poezi i cili u botua vetëm pas vdekjes në vitin 1954 dhe që u titullua "Lagar". Një tjetër vëllim me poezi "Poema de Chile", që do të dalë nën kujdesin e mikes së saj, Doris Dana, në vitin 1967. Ky vëllim përshkruan kthimin e saj shpirtëror në Kil, nën shoqërinë e një djaloshi indian nga shkretëtira e Atacama-s dhe e një qukapiku nga Andet. Në 15 nëntor të vitit 1945, ajo fiton Çmimin "Nobel" për letërsinë. Është e para grua nga Amerika e Jugut që arrin të fitojë një çmim kaq të rëndësishëm. Pas saj, në vitin 1971 është poeti Pablo Neruda, nga Kili i cili vlerësohet me të njëjtin çmim. Kjo është një pikë e përbashkët mes tyre, pika tjetër është se pikërisht Gabriela, kur ishte mësuese e shtyu djaloshin Neruda të vazhdonte rrugën e tij në fushën e poezisë. Në vitin 1951, i dorëzohet në vendin e saj çmimi kombëtar për letërsinë. Shëndeti i saj përkeqësohet gjithnjë e më shumë çka vështirëson edhe udhëtimet e poetes. Gjatë viteve të fundit të jetës qëndron në Nju Jork ku edhe do të ndërrojë jetë pas një beteje të gjatë me tumorin më 10 janar të vitit 1957. Ishte 67 vjeç. Trupi i saj kthehet në Kili nëntë ditë më vonë. Qeveria deklaron tri ditë zie kombëtare. Mijëra qytetarë bëjnë homazhe.