E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, rritje e lehtë e ekonomisë

Rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë në Britaninë e Madhe, në krahasim me tremujorin e mëparshmin, është rishikuar sot me një rritje të lehtë, duke rezultuar në -0,6 për qind, kundrejt -0,7 për qind që ishte vlerësuar më parë, njoftoi sot Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).
Ekonomistët e prisnin këtë rishikim prej -0,6 për qind për tremujorin, mësohet nga të dhënat e tyre të përmendura nga banka Calyon.
Por, ONS-ja, që publikoi sot vlerësimin e tretë dhe të fundit të llogarive kombëtare të tremujorit të dytë, e mbajti në kuotën e - 5,5 për qindëshit rënien e ekonomisë britanike për një vit, ndërkohë që ekonomistët prisnin që ajo të ishte paksa më e vogël, -5,4 për qind, vazhdoi Calyon.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›