Kërcënimi për Obamën, nisin tetimet për sondazhin në Facebook
Shërbimi Sekret Amerikan ka nisur një hetim ndaj një anketimi të postuar në ëebsiten shumë social, Facebook, i cili i drejton njerëzve të ndryshëm pyetjen nëse ata mendojnë se Presidenti amerikan Barrack Obama "duhet vrarë" apo jo. Në këtë rast, përgjigjet për këtë anketim do të ishin: "po," " ndoshta," "nëse redukton taksat për kujdesin shëndetësor " dhe "jo." Sipas zyrtarëve amerikanë, anketimi është publikuar në internet në fundjavë. Shërbimi sekret amerikan, agjensia e krijuar për të mbrojtur presidentin, ka lancuar një hetim të hollësishëm, bëri të ditur zëdhënësi i agjensisë James Mackin . Sondazhi i bërë publik në Facebook, po ekzaminohet nga ekspertët me detaje, sapo u transmetua online. Sipas Schnitt aplikimi i këtij anektimi në Facebook, është hequr tashmë nga rrjeti. Facebook mundëson aplikime të tilla për të gjithë përdoruesit e kësaj faqeje. "Ne po e trajtojmë këtë çështje shumë seriozisht " tha Darrin Blackford, një zëdhënës i Shërbimit Sekret. Edhe përfaqësues të Facebook, kanë deklaruar se do të bashkëpunojë në këtë proces hetimor.