Dëmi ekonomik, 4 kallëzime në Vlorë
29/09/2009 Kontrolli i Lartë i Shtetit, 31 masa disiplinore për projektet e ujit dhe portin e Vlorës
Shkeljet në portin e Vlorës rreth 459 milionë lekë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar largimin nga detyra për drejtorin e portit të Vlorës. Për shkak të shkeljeve të gjetura gjatë kontrolleve të bëra në këtë port, KLSH-ja ka rekomanduar 22 masa disiplinore për këtë subjekt si dhe 4 kallëzime penale për ish drejtues të këtij porti. Një tjetër kontroll është bërë në projektin bashkiak të furnizimit me ujë për qytetet Durrës, Fier, Lezhë dhe Sarandë, ku dëmi ekonomik është më shumë se 1 milion euro.
Porti i Vlorës
Sa i përket shkeljeve të Drejtorisë dhe Këshillit Mbikëqyrës është konstatuar se nuk janë marrë në analizë dhe nuk janë nxjerrë përgjegjësitë për mosrealizimin e investimeve për vitet 2007-2008. Gjithashtu, sipas kontrollit të KLSH-së, rezulton se nuk është bërë mobilizimi i depozitave me afat dhe mjeteve të lira në bono thesari, apo duke vëzhguar tregun bankar, për rritjen e të ardhurave të shoqërisë. “Nuk ka afishuar listën e të gjitha objekteve si dhe dokumentacionin përkatës për dhënien me qira të tyre në kundërshtim me VKM mbi procedurat e dhënies me qira. Ka pasur mangësi në drejtim të zbatimit të dispozitave ligjore në lidhjen e kontratave me subjektet që operojnë në procesin e ngarkimit”, - veçohet të jenë disa nga shkeljet. Gjithashtu nuk janë analizuar shkaqet e anulimeve të tenderëve në vitet 2007- 2008 dhe nuk është nxjerrë përgjegjësia. “Është bërë kallëzim penal për ish-kryetarin e Këshillit Mbikëqyrës, pasi ka miratuar privatizimin e aktivitetit të shërbimit të sektorit të ngarkim-shkarkimit duke shkaktuar humbje të ardhurash. Po kështu është bërë kallëzim penal për dy ish-drejtorë dhe për ish-kryetaren e degës së Financës, të cilët i kanë shkaktuar humbje të ardhurash “portit detar të Vlorës” në vlerën 458,5 milionë lekë”, - tha Edvin Morava, zëdhënës i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Gjatë kontrollit janë zbuluar abuzime edhe me procedurat e prokurimit publik në portin e Vlorës. Dëmi ekonomik për 5 rastet e konstatuara me këto projekte është 579 mijë lekë.
Projektet e ujit
Në katër qytetet ku do të zbatohej projekti i bashkiak i furnizimit me ujë, si dhe menaxhimi i kredisë së Bankës Botërore prej 15 milionë dollarësh janë vënë re disa shkelje nga operatori privat që do ta realizonte. Kështu, sipas zëdhënësit të KLSH-së, operatori privat “Berlinwasser Inernational” ka përfituar 471,5 mijë dollarë shpërblim padrejtësisht, ka paguar konsulentit 455 mijë euro si shtesë kontrate, punime që duhet të ishin realizuar në fazën e parë, për të cilat është paguar. “Operatori privat ka lidhur kontratë me konsulentin në kundërshtim me ligjet duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 140 mijë euro dhe 112 mijë dollarë si rezultat i mosmbajtjes së tatimit në burim dhe afër 273 mijë euro nga shmangia e detyrimit për pagesën e kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, - thekson Morava. Gjithashtu ka lejuar tejkalime të shumës së kredisë prej 1,3 milionë dollarësh. Për këto shkelje dhe të tjera, KLSH-ja gjykon se edhe Komiteti Ekzekutiv me 6 anëtarë ka lejuar që ky operator të mos realizojë objektivat e projektit dhe nuk ka kryer analiza dhe kontrolle. “Për përmirësimin e kësaj gjendjeje KLSH-ja ka rekomanduar 9 masa disiplinore dhe administrative. Gjithashtu ka kërkuar klasifikimin kësaj komine në “Listën e Zezë” që ajo të mos ketë më të drejtën e pjesëmarrjes në tenderë kombëtare”, - tha Morava. Sipas tij, për drejtorin e përgjithshëm të Ujësjellës Kanalizimeve është kërkuar vërejtje me paralajmërim për largim nga puna.
Shkeljet
Porti i Vlorës
458,5 milionë lekë humbje të ardhurash
579 mijë lekë për prokurimet publike
Mosrealizimi i investimeve 2007-2008
Projekti i ujit
140 mijë euro për shtesë kontrate
112 mijë dollarë nga mosmbajtja e tatimit
273 mijë euro për kontributet
1,3 milionë dollarë tejkalim kredie