Marrëveshje për certifikimin elektronik
29/09/2009 Sarmi – Gorea
Posta Shqiptare do të ndihmohet nga Posta Italiane në fushën e teknologjisë së informacionit, në fillimin e një shërbimi krejtësisht të ri. Bëhet fjalë për transferimin e parave përmes celularit, një shërbim ku posta italiane është lider në certifikimin elektronik të firmës digjitale. Ky shërbim mund t’u vihet në dispozicion të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Kjo nismë vjen në kuadrin e konkretizimit të memorandumit të bashkëpunimit të firmosur në muajin mars të këtij vitit në Shqipëri. Gjatë takimit, gjithçka që u diskutua ishte e materializuar në format elektronik, nga të dy delegacionet u vlerësuan hapat konkrete që po hedh ky projekt i madh në të dy brigjet tona. Së shpejti do të materializohen të gjitha lidhjet online që i duhen Postës Shqiptare për t’u futur në fushën e shërbime financiare dhe monitorimin e shërbimeve postare online. Kështu, në çdo sekondë dhe minutë mundësohet informacion i vazhdueshëm për të 77 shërbimet që ofron Posta Shqiptare si dhe të gjitha pikat e vendndodhjet problematike që mund të lindin gjatë punës. “Me certifikimin elektronik dhe transferimin e parave nëpërmjet celularit do të nisë një iniciativë e re ne fushën e shërbimeve postare për t’u vënë në shërbim të gjithë qytetarëve nga Evropa Juglindore dhe Ballkani që punojnë në Itali. Fillimisht do të niset me shqiptarët ku çdonjëri për një porosi që ka në adresë të familjes së tij jo thjesht para, por pako dhe mallra të tjera për të cilat e dimë se çfarë heqin kur i presin nëpër dogana aeroporte dhe porte. Madje ky shërbim do të kryhet me tarifat më të lira. Një emigrant që banon dhe punon në Itali nuk ka nevojë të gjejë njeriun e besuar për t’i sjellë diçka, familjarët e tij nuk kanë nevojë të dalin në porte dhe aeroporte për të pritur”, - theksuan drejtues të Postës Shqiptare. Gjithçka do të jetë në linjën zyrtare, ata do të paraqiten në zyrën më të afërt postare do të marri faturën për mallin që do të dorëzojë dhe malli do të jetë i survejuar nga të dyja postat deri sa të arrijë në destinacion të pritësi. Ideja është ngritja e një pike tranzite të përbashkët në qytetin e Durrësit dhe futjes në eficencë të shërbimit postar të transportit detar që dikur ka qenë shumë i përhapur, ndërsa sot ka mbetur si në harresë.