E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, shqiptari dyshohet për sulm seksual

BRITANI- Policia britanike ka publikuar identikitin e një burri, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një 19-vjecare në Oxford dhe mendohet të jetë shqiptar.

Viktima është femra e 6-të që sulmohet brenda një jave ne kete qytet. Ajo u qëllua disa herë me grushta në kokë. Sipas BBC, sulmuesi përshkruhet tek të 20-tat, shtatmesatar, me flokë të zeza dhe dyshohet të jetë shqiptar.

Sulmi i rradhës ndodhi në Kouli, të Oxfordit. Policia nuk përjashton mundësinë që sulmi të ketë lidhje me 5 sulmet e tjera në rrugën Southfield në po këtë qytet. Sulmi i fundit ndodhi vetëm 3 ditë pasi dy femra, të moshave 19 dhe 20-vjec u sulmuan nga një burrë në orët e para të së enjtes, në këtë zonë.

Policia britanike i bën apel publikut që kushdo ka informacione të kontaktojë autoritetet.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›