E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor hedh shortin për ankimimin e PS

TIRANË- Më 13 qershor Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e dytë ankimore të dorëzuar nga PS, e cila kërkon rrëzimin e vendimit me numër 711 të KQZ. Kërkesa ankimore e PS u dorëzuar pasditen e djeshme rreth orës 17:00. Ky ankimim kërkon që Kolegji Zgjedhor të shqyrtojë veprime e ndërmarra nga KQZ në nxjerrjen e tabelave përmbledhëse të rezultateve për Bashkinë e Tiranës.

Menjëherë pas dorëzimit të këtij ankimimi Kolegji Zgjedhor ka hedhur dhe shortin që ka përcaktuar trupën gjykuese. Dhurata Haveri do të jetë relatore, ndërsa në përbërje të trupit gjykues do të jenë Astrit Kalaja, Sashenka Jonuzi, Meriban Mullaj dhe gjyqtarja Marie Qiriazi.

Shqyrtimi i këtij ankimimi do të nisë në orën 10:00 të datës 13 qershor. Ndërkaq edhe pas dorëzimit të ankimit të dytë të PS, Kolegji ende nuk ka zbardhur vendimin që mori me 3 qershor, sipas të cilit rrëzoi kërkesën ankimore të PS që kundërshtonte vendimin e KQZ për numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.

Për opozitën arsyetimi ligjor ku është bazuar Kolegji Zgjedhor në vendimin e 3 qershorit është i paqartë, derisa nuk është bërë zbardhja e këtij vendimi.

PS pretendon se sipas afateve ligjore vendimi duhej të ishte publikuar mesditën e së hënës. Por kryesuesi i trupës së gjyqtarëve në Kolegjin Zgjedhor, Tom Ndreca ka deklaruar për NEËS24 se ka ende kohë që të shpallet zbardhja e vendimit për rrëzimin që Kolegji i bëri kërkesës së PS . Në arsyetimin e tij, Ndreca tha se afati i zbardhjes së vendimit llogaritet sipas Kodit Civil, ku sic përmendi ai nuk llogariten ditët e pushimit ndërsa theksoi se vendimi do të zbardhet brenda ditës së mërkurë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Kolegji Zgjedhor hedh shortin për ankimimin e PS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›