E Diel, 1 Nëntor 2026

Padia e socialisteve gjykimi me 13 qershor

Shorti ka përcaktuar datën 13 të këtij maji si ditën kur gjykata e zgjedhjeve do të shqyrtojë dhe shprehet për padinë e fundit të socialsitëve. Juristët e selisë rozë dorëzuan të hënën ankimimin, por pa fshehur skepticizmin për institucionin.

Në thelb, PS kërkon shfuqizimin e vendimit 711 të KQZ-së i cili refuzoi të miratojë tabelat me rezultatin paraprak, atë që i jepte kryesim Edi Ramës me 10 vota. Po ashtu, socialistët kërkojnë shfuqizimin e të gjithë veprimeve të kryera nga Komisioni Qendror në tabelat e KZAZ-ve dhe atë të Tiranës. Veprime të cilat kanë prodhuar 395 fletë votimi më shumë se zgjedhës në këto tabela, sipas juristëve të majtë.

Mbrëmjen e 3 qershorit, Kolegji i Zgjedhjeve rrëzoi padinë tjetër të PS-së e cila kërkonte shpalljen të paligjshëm të vendimit për të rinumëruar dhe përfshirë në rezultat të fletëvë të hedhura në kutinë e gabuar. Arsyet pse gjykata e zgjedhjeve mori një vendim të tillë nuk janë zbardhur ende, ndërkohë ora 21:00 e së mërkurës është limiti ligjor për ta bërë një gjë të tillë.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›