E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet e Ballkanit Spahiu u flet per ligjet shqiptare

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu diskutoi me të rinjtë nga vendet anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, legjislacionin shqiptar, kryesisht në fushën e drejtësisë.

Ai i njohu studentët, që janë pjesë e një projekti të BE-së, për njohjen e legjislacionit të vendeve anëtare, me mënyrën e funksionimit të KLD-së dhe në tërësi të sistemit gjyqësor shqiptar.

Problematika me pavarësinë, korrupsionin por edhe buxheti që akordohet për sistemin e drejtësisë ishin temat kryesore të bisedës mes tyre. Studentë nga të gjitha vendet e rajonit po zhvillojnë një tur rajonal në institucionet e drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›