Britani, sondazhi nxjerr fajtor për Irakun, Brown, po aq sa Blair
Kryeministri britanik, Gordon Broën është gjithashtu po aq përgjegjës përsa i përket angazhimit të Londrës në luftën në Irak sa paraardhësi i tij, Tony Blair. Kështu mendon pjesa më e madhe e britanikëve sipas një sondazhi të publikuar ditën e mërkurë në të përditshmen britanike ''The Independent''.
Rreth 60 % nga 1 001 persona të pyetur nga instituti ComRes theksuan se Broën, ministër i Financave në kohën e luftës në Irak në 2003 është po aq përgjegjës sa Toni Blair. Ky raport ka arritur në 52 % të simpatizantëve të Partisë Laburiste, ku bëjnë pjesë Broën dhe Blair, dhe 38 % e tyre i përkasin opozitës konservatore.
Rreth 37 % e të pyeturve, një e katërta e të cilëve simpatizantë të laburistëve theksojnë se Blair duhet të dalë para drejtësisë për angazhimin e Britanisë së Madhe në luftën në Irak më 2003. Paraqitur të premten para një komisioni hetimi në lidhje me pjesëmarrjen e britanikëve në luftë, Tony Blair mbrojti pa asnjë keqardhje vendimin për angazhimin e vendit përrah amerikanëve kundër Saddam Hussein, i cili kërcënonte botën, sipas tij, me armë të tmerrshme.