E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, thellohet skandali i shpenzimeve të deputetëve

Londër - Shtypi britanik thellohet në skandalin e shpenzimeve të deputetëve, i cili zbulon se zyrtarë të parlamentit kanë bashkëpunuar me deputetët në faturimin e këtyre shpenzimeve shtetit.

E përditshmja The Times sjell në faqe të parë titullin " Kryetari i parlamentit bën përpjekje për të shpëtuar punën e vet me reforma të minutes së fundit”.

Gazeta thotë se kryetari i parlamentit, Michael Martin do të bëjë përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar karrierën e vet, pasi dy partitë kryesore të opozitës kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Zëdhënësi i kryeministrit Gordon Brown, thotë se, meqë kryetari i parlamentit nuk emërohet nga kryeministri por nga paralmenti, atëherë i takon parlamentit që të vendos për fatin e tij.

Edhe e përditshmja, The Daily Telegraph, faqen e parë ja kushton këtij skandali.
Gazeta thotë se zyrtarë të parlamentit kanë bashkëpunuar me deputetë në faturimin e shpenzimeve të fryera shtetit në forma të ndryshme, si kredi apo të tjera.

Autoritete të parlamentit, që mbikëqyren nga kryetari i tij, kanë miratuar në mënyrë të fshehtë kërkesat e disa deputetëve që kanë kërkuar mijëra sterlina në formeë kredish apo kamatash.

Edhe e përditshmja Financial Times, nën titullin "Nën presion - Martin lufton për vednin e punës" thekson se zoti Martin mund të bëhet kryetari i parë i parlamentit britanik që për më shume se 300 vjet mund të hiqet nga posti.

Ndërsa e përditshmja The Independent sjell titullin "Kryetari i parlamentit bie dakort që të jep dorëheqje por jo para zgjedhjeve të ardhshme".

Gazeta thotë se deputetët nga tre partitë kryesore kanë nënshkruar një votë mosbesimi për kryetarin, e cila do te hidhet ne votim sot më vonë parlament.

Ndërsa vetë zoti Martin, ka thënë, sipas gazetës se do të vazhdojë të luftoj për të mbrojtur integritetin dhe postin e vet. /BBC/Start/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›