E Shtunë, 31 Tetor 2026

Algjeria nuk do të njohë Kosovën

Beograd -Algjeria ka siguruar edhe një herë, se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Deklarata është bërë nga ambasadori algjerian në Beograd, Abdelkader Mesuda. "Në nuk do ta njohim Kosovën si shtet të pavarur dhe do mbesim në atë pozicion të fortë, përveç nëse ndodhin zhvillime të ngjarjeve për shkak të të cilave Serbia do të ndryshonte qëndrimin e saj, por atëherë kjo është një çështje tjetër të cilën do ta shqyrtonim"-ka deklaruar ambasadori Mesuda për mediat serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›