Kuçi: Forcim të marrëdhënieve shumëpalëshe rajonale
Prishtinë - "Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe do t'i kushtojnë vëmendje të veçantë forcimit të marrëdhënieve shumëpalëshe rajonale. Ky angazhim do t'i shërbejë promovimit të fqinjësisë së mirë, forcimit të sigurisë, stabilitetit, si dhe integrimit të plotë të të gjitha vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike". Kështu u shpreh zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi duke folur në prezantimin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ku merrte pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i RCC së (Këshilli për Bashkëpunim Rajonal), Hido Bishçeviç, zëvendëssekretarja e përgjithshme e RCC-së, znj. Jelica Miniç dhe përfaqësues të tjerë të RCC-së.
Kuçi fillimisht theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron bashkëpunimin rajonal si një ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme. Ai tha se Republika e Kosovës është e përkushtuar për t'u bërë një anëtare kontribuuese e Bashkësisë Ndërkombëtare, për bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha vendet e rajonit për promovimin e qëllimeve të përbashkëta, paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, tha Kuçi.
Prezantimi i RCC së ka vazhduar me prezantimet e ekspertëve në fushën e sigurisë, në fushën e punëve të brendshme dhe drejtësisë, në fushën e energjisë dhe minierave dhe në fushën e bashkëpunimit parlamentarë dhe ndërkufitar. qik