E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-oficeri vetëvritet, letra: Mos më prek pa ardhur policia

TIRANE-Do t’i jap fund jetës. Nuk mund të duroj dot më. Kur të gjesh trupin tim, mos e prek pa ardhur ekspertët e policisë pasi mund të të akuzojnë ty”. Ky ka qenë teksti i letrës së lënë nga 65-vjeçari Halim Vata, djalit të tij, një ditë përpara se të gjendej i vetëvarur pranë kodrave të liqenit. 65-vjeçari, ish-oficer i ushtrisë, duket se kishte përgatitur me detaje vetëvrasjen tij, pasi në letrën e lënë ai kishte përshkruar dhe mënyrën se si do të vriste veten dhe vendin se ku. Referuar burimeve nga Policia e Tiranës mësohet se, denoncimi është bërë dy ditë më parë nga familjarët e 65-vjeçarit, të cilët pasi kishin lexuar letrën e lënë ishin alarmuar. Ndërkaq, trupi i pajetë i Halim Vatës u gjet nga dy vajza që bënin vrap në kodrat e Liqenit Artificial rreth mesditës së djeshme dhe vetëm pak minuta më pas janë njoftuar dhe të afërmit e viktimës, të cilët kanë identifikuar trupin e 65-vjeçarit Halim Vata.
Hetimet
Që prej mesditës të së enjtes, forcat e Policisë së Tiranës kishin nisur kërkimet për Halim Vatën, pas kallëzimit të bërë nga familjarët e tij në lidhje me letrën e lënë. Edhe pse viktima saktësonte vendin, kërkimet nuk arritën të gjenin trupin e tij. Në letrën e lënë, 65-vjeçari shkruante se nuk mund të duronte më dhe kishte vendosur t’i jepte fund jetës, duke u vetëvarur në afërsi të Shkollës së Ma-gjistraturës. Ai i kërkonte djali të tij që të mos e prekte trupin e tij, pa ardhur më parë ekspertët e policisë, pasi mund të akuzonin atë për ngjarjen. Ndërkaq, nga hetimet e para të kryera nga blutë e kryeqytetit rezulton se, viktima nuk kishte probleme ekono-mike dhe asnjë shqe-tësim të këtij lloji. Sipas tyre dyshohet se shkaku kryesor ka qenë një gjendje depresive që 65-vjeçari kishte kaluar gjatë kohëve të fundit. Por, gjithsesi pritet të merren dëshmitë e të afërmve për të përcaktuar saktësisht shkaqet që shtynë ish-oficerin e ushtrisë t’i jepte fund jetës. Nga ana tjetër, burime nga blutë e kryeqytetit shtuan se nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet paraprake hetimore nuk ka asnjë dyshim se ngjarja është vetëvarje, por gjithsesi trupi është dërguar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku do të përcaktohen dhe shkaqet e sakta të vdekjes së 65-vjeçarit Halim Vata.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›