Gjermani, 80 policë të plagosur në festivalin e kurdëve

Afro 80 policë janë plagosur dhe 31 persona janë arrestuar, gjatë një perleshje një festival kulturor të kurdëve në qytetin gjerman, Manhajm.
Policia ka njoftuar se pjesëtarët e saj ishin qëlluar me gurë dhe shishe, pasi organizuesit e festivalit i kishin kërkuar ndihmë për të ndalur hyrjen e një të riu në festival me një flamur të ndaluar.
Gjatë dhunës janë dëmtuar edhe 13 makina të policisë.Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, kanë thënë zyrtaraët. Në këtë festival merrnin pjesë afro 40 mijë persona.