Britani vazhdojne trazirat

Trazirat në Britaninë e Madhe shtrihen dhe më, e hyjnë në natën e trëtë. Pas Londrës në natën e së martës plaçkitje, zjarrvënie dhe trazira janë regjistruar edhe në Birmingham dhe Liverpool.
Në qendër të Birmingamit, policia arrestoi 87 të rinj, pasi ata thyen dritaret e dyqaneve dhe filluan plaçkitjen e mallit. Në Liverpool, protestuesit i vunë zjarrin disa makinave. Në Londër protestat që filluan para tri netëve janë zgjeruar në pjesë të tjera të qytetit në Camden, Ealing e Notting Hill.Huliganë i vunë sërish sërish flakën ndërtesave, plaçkitën dyqane dhe zhvilluan përleshje në rrugë me policinë. Shkak i trazirave është bërë vrasja e një babai 29 vjecar , me ngjyrë nga policia në lagjen Tottenham. Për të zbardhur plotësisht vrasjen e të riut, Mark Duggan, policia metropolitane ka filluar hetime.
Deri tani janë plagosur mbi 40 policë.Të arrestuarit janë më tepër se 450. 13 mijë agjentë policie do të zbarkojnë në kryeqytet për tu bërë ballë trazirave ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spital një 26 vjeçar, i plagosur me armë zjarri.
Tre persona janë akuzuar deri tani për tentativë për vrasje . Ministrja e Brendshme britanike Theresa May ndërpreu të hënën pushimet e saj dhe u kthye në Londër. A
Mëngjesin e sotëm në një mbledhje urgjente është mbledhur dhe komiteti për emergjencat në Britani, i njohur si Kobra, që drejtohet nga kryeministri Cameron, e të enjten situata në rrugë do të diskutohet dhe në parlament. Ndërsa londinezët, flasin për gjendje lufte e skena të paimagjinuara, më parë, në kryeqytet.
Delina Bitraku