E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni 66 vjetori i bombes ne Nagasaki

Qyteti  japonez i Nagasakit përkujtoi  viktimat e bombës atomike të 66 viteve më parë, ndërsa një tjetër krizë bërthamore nuk po gjen zgjidhje në vend.

Kryeministri Naoto Kan, përkrah kryebashkiakut të Nagasakit deklaroi se vendi nuk po orientohej më  drejt një të ardhmeje me energji bërthamore.

Këmbanat ranë  më 11:02 siaps orës lokale , në kohën e saktë  kur bomba u hodh në fund të luftës së dytë botërore. Qindra fëmijëve, të mbijetuar të moshuar, personalitete dhe përfaqësues nga rreth 46 vende u mblodhën në Parkun e Paqes, në  Nagasaki dhe  mbajtën një minutë heshtje, në kujtim të më shumë se 140,000 viktimave të rrezatimit.

Tomihisa Taue, kryebashkiaku i Nagasakit në fjalën e tij deklaroi: "Tani është koha  të vendosim se cfarë shoqërie duam të ndërtojmë  dhe të vendosim se çfarë do të bëjmë në të ardhmen.  Në planin  afat-gjatë,  duhet të shohim zhvillimin e burimeve të qëndrueshme dhe të ripërtëritshme të energjisë, që mund të zëvendësojnë energjinë bërthamore, ".

Kryeministri Naoto Kan përsëriti premtimet e tij, për të ndihmuar vendin të orientohet drejt burimeve  alternative të energjisë.

Nagasaki u bombardua nga SHBA më 9 gusht 1945, tre ditë pas qytetit perëndimor të Hiroshimës. Më 15 gusht, 1945, Japonia u dorëzua. Rreth 27.000 banorë ndëruan jetë menjëherë  ndërsa  rreth 70.000 vdiqën deri  në fund të 1945.

Numri zyrtar i viktimave të bombës atomike  përditësohet një herë në vit  ndërsa ka ende banorë që ndërrojnë jetë nga sëmundje,  që lidhen me ekspozimin ndaj rrezatimit - 3.288 emra i janë shtuar listës së gjatë këtij viti, duke e çuar numrin e të vdekurve në 155.546.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›