E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata ne veri bisedime ne Leposavic

Udhëheqësit e katër komunave paralele në veri të Kosovës, takohen në mesditë në Leposaviç për të vendosur nëse do t’i heqin ose jo barrikadat, në rrugët në veri të vendit.

Përfaqësues të serbëve lokalë kanë thënë gjithashtu  se në takim, veç të tjerash do të shqyrtohet edhe situata e sigurisë në veri, por edhe detyrimet që dalin nga marrveshja e arritur me KFOR-in.  

Udhëheqësit paralelë të dielën në mbrëmje në Beograd janë takuar me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç. Pas kthimit nga Berogradi ku u takuan me presidentin e Serbisë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës u kanë deklaruar  para protetsuesve në barrikada rezultatet e bisedimeve.

“Presidenti Tadiç bën apel  të protestoni në një mënyrë me të cilën nuk bini pre e propagandave dhe luftës psikologjike që po e bënë Prishtina dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare”,  citohet  Radenko Nedeljkoviç, kryetar i të ashtuquajturit Qarku i  Mitrovicës.

"Presidenti Tadiç qëndron fuqimisht pas popullit të vet dhe ai nuk do të lejojë që dikush me dhunë të realizojë qëllimet në veriun e Kosovës. Ne duhet të jemi me shtetin edhe nëse diçka nuk u pëlqen”, u ka thënë Nedeljkoviç protestuesve në Rudare.

Ndryshe, nga situata  deri më 25 korrik, kur Policia e Kosovës ndërmori aksionin për vënien nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31, serbët e veriut  mbajnë të bllokuara rrugët kryesore që cojnë në këto dy pika.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›