E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kerkon lirimin e Timoshenkos

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje autoriteteve të Ukrainës të lirojnë ikonën e Revolucionit Portokalli, ndërsa gjykata në Kiev, për herë të tretë, i thotë jo lirimit të Julia Timoshenkos nga burgu.

Zyrtarisht Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje që të rishikohet  arrestimi i ish-kryeministres, Julia Timoshenko, dhe të shqyrtohet lirimi i menjëhershëm i saj nga burgu.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner tha se arrestimi i Timoshenkos "ngre çështjen e aplikimit të sundimit të ligjit në vend  dhe vazhdon t’i kontribuojë persekutimeve, që duken të jenë të motivuara politikisht në Ukrainë”.

Timoshenko është dërguar në paraburgim të premten për shkak të mospërfilljes dhe refuzimit të saj që të bashkëpunojë me gjykatësin, duke e denoncuar atë si “kukull” të presidentit Janukoviç.

Ish-kryeministrja e Ukrainës akuzohet për abuzim pushteti, në lidhje me një kontratë që ajo ka nënshkruar me kryeministrin rus, Vladimir Putin, pas ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia në vitin 2009. Në sallën e gjyqit në mënyrë të përsëritutr ajo ka  sfiduar trupin gjykues me sharje e britma.

Më herët dhe Bashkimi Europian bëri thirrje për lirimin e Timoshenkos, duke e cilësuar procesin gjyqësor si të motivuar  politikisht, ndërsa  thekson se në atë kohë, marrveshja e Timoshenkos me Putin i dha fund krizës së Europës në furnizimin me gaz.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›