E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC-ja, zyrtarisht pjesë e “Deutsche Telekom e T-Mobile”



Kompania celulare “AMC” është bërë zyrtarisht pjesë e grupit gjigant në fushën e telekomunikacionit, “Deutsche Telekom e T-Mobile”. Kështu, AMC-ja do të përfshihet ashtu si dhe kompanitë e saj homologe në rajon, në zhvillimet më të fundit teknologjike që ka sjellë dhe do të vazhdojë të sjellë në tregun ndërkombëtar të telekomunikacioneve grupi “Deutsche Telekom e T-Mobile”. Ky grup, disa muaj më parë përfitoi kontrollin mbi shoqërinë greke të telekomunikacioneve “OTE”, e cila zotëron kompaninë celulare “Cosmote” e për rrjedhojë bijat e saj në rajon, Shqipëri, Rumani dhe Bullgari. Për të përcjellë shkrirjen zyrtare të dy kompanive, “Deutsche Telecom” ftoi gazetarë nga i gjithë rajoni ku operon grupi “Cosmote”. Gjatë konferencës së mbajtur në zyrat qendrore të “Deutsche Telekom e T-Mobile” në Bon të Gjermanisë, drejtues të lartë të këtij grupi prezantuan strategjinë e operimit mes dy grupeve, si dhe produktet e reja që do t’u ofrohen abonentëve. Gazetarët u njohën gjithashtu edhe me teknologjitë e reja që “Deutsche Telekom e T-Mobile” do të operojnë në të ardhmen.

25 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›