E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, vjedhin peshkaqenin nga garazhi i fqinjit



Dy hajdutë në Britaninë e Madhe kanë vjedhur një peshk të pazakontë jo vetëm nga përmasat por edhe si specie. Peshku i vjedhur në garazhin e shndërruar në akuarium rezultoi të ishte peshkaqen. Mësohet se grabitqari ishte në pronësi të Peter Neëmanit nga Farnborough i cili jeton rreth tridhjetë kilometra në perëndim të aeroportit londinez Heathroë. Peshkaqeni femër, i një specie të rrallë australiane, ka qenë vetëm gjysmë metër i gjatë, ndërsa pronari i saj e ka mbajtur në pishinën e ndërtuar në garazh. Neëman i çuditur ka vërejtur se femra peshkaqen nuk ishte aty, ndërsa mashkulli po notonte i vetëm në pishinë. Ai kishte mbajtur çiftin e peshkaqenëve me dëshirën e madhe për të shtuar numrin e kësaj specie të çmuar. “Jam jashtëzakonisht i hidhëruar”,- është shprehur Neëman duke shtuar se, kushdo që ta ketë vjedhur peshkaqenin, e ka ditur vlerën e tij të vërtetë. Dy peshkaqenët australianë arrijnë vlerën deri në 20.000 dollarë.

Meksikania 35-vjeçare ndeshet me luanin

Një grua meksikane pretendon se është ndeshur me një luan që peshonte rreth 230 kilogramë me një thikë, afër qytetit turistik Acapulco. Celsa Aleman ka thënë se ajo dhe mbesa e saj shtatëvjeçare ishin duke u udhëtuar me gomar kur një luan tentoi të hante kafshën. Gruaja 35-vjeçare është shprehur se ka qenë e detyruar të ndeshej me luanin sepse kishte frikë se ai mund të sulmonte mbesën e saj. Zyrtarë të pushtetit lokal në një deklaratë për shtyp kanë bërë të ditur se luani kishte ikur nga një kopsht zoologjik privat të pronësuar nga një ish-kongresist lokal. Kafsha e egër ka mbytur dy qenër dhe ka ngrënë një derr para se të kapej dhe kthehej sërish në kopshtin zoologjik.

9 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›