E Diel, 1 Nëntor 2026

8 gushti lidhen 1.675 martesa në Rusi dhe 9.000 në Pekin



Të punësuarit rusë të administratës janë habitur nga kërkesat e shumta për kryerjen e procedurës së kurorëzimeve më 8 gusht.
Besohet se dita e tetë e muajit të tetë të vitit të tetë në shekull u sjell fat atyre që lidhin kurorë pikërisht në këtë datë. Në Moskë këtë ditë janë kurorëzuar 2 herë më shumë çiftë sesa ndodh rëndom në një ditë të zakonshme në mes të verës. Ky fenomen i ngjashëm është shënuar edhe më më 7 korrik të vitit 2007. Numri i martesave që u lidhen këtë të premte është 1.675, ndërsa mesatarja verore është në rreth 900-1.000, ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve “France Press” përfaqësuesja e zyrës së kurorëzimeve në kryeqytetin rus. Data 8 gusht ka qenë ditë fatlume për shumë kinezë. Kjo jo vetëm se filluan Lojërat Olimpike, por sepse rreth 9.000 çifte u kurorëzuan vetëm në Pekin. Tetë gushti i këtij viti, sipas kinezëve, është ditë shumë fatlume. Numri 8 simbolizon pasurinë, ndërsa kjo datë përshkohet nga tri tetëshe. Është dita e tetë e muajit të tetë të vitit 2008. Për këtë shkak shumë çifte kineze kanë zgjedhur këtë datë për të kurorëzuar dashurinë e tyre, përkundër zhurmës së madhe për shkak të hapjes së Lojërave Olimpike dhe pamundësisë për të qarkulluar, pasi shumë rrugë kanë qenë të bllokuara për shkak të ardhjes së një numri të madh sportdashësve.

9 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›