Kuzhinieri i famshëm sugjeron bimën vdekjeprurëse për sallatë
Një kuzhinier britanik klintë të famshëm, ka pohuar se gabimisht ka rekomanduar një bimë vdekjeprurëse si përbërëse të një sallate të shijshme. Anthony Ëorrall Thompson ka menduar se po përdorte rrënjët e një bime, të familjes së spinaqit, fletët e së cilës janë të ushqyeshme. Lajmin për vlerat e kësaj bime, Thompson e kishte bërë publike në revistën “Healthy and Organic Living”. Bima (henbane), emri i së cilës në përkthim tekstual nënkupton “vrasëse e gjelave”, rezulton të jetë bimë toksike dhe mund të shkaktojë halucinacione, marramendje dhe çorientim nëse konsumohet. Dozat e mëdha të saj madje mund të shkaktojnë vdekjen e njerëzve. Pasi ka kuptuar gabimin që ka bërë, Ëorrall Thompson u ka thënë gazetarëve se i vjen keq që i ka ngatërruar bimët, duke e quajtur veprimin e tij “të turpshëm”.
Hollandë, lopët trajtohen si VIP-a
Lopët e qumështit në Holandë po trajtohen në mënyrë speciale me shpresën se kështu do të prodhojnë qumësht të një cilësie dhe shije më të mirë. 80 lopët në fermën Ëapse janë duke u trajtuar me masazhe dhe mbulesa komforte, ndërsa disa të tjera kanë pasur fatin edhe të shtrihen në krevate me ujë. Sipas gazetës “The Sun”, fermerja Nancy Vermeer ka thënë se: “Lopët duhet të janë të lumtura. Nëse ato nuk ndihen mirë, nuk do të japin qumësht. Lopët tona dikur shtriheshin në beton por tani ato kanë shtroja të punuara nga goma e butë dhe mbulesë tallashi të cilin e preferojnë shumë. Kemi edhe krevatë me ujë por ata kushtojnë shumë shtrenjtë. Besoj se mund ta ndjeni dallimin tek qumështi nëse një lopë është e lumtur. Ka shije më të ëmbël”,- është shprehur Vermeer. Ferma e Nancyt furnizon me qumësht prodhuesin e akulloreve “Ben and Jerry's” të cilët janë edhe ideatorët e kësaj nisme të çuditshme.
9 Gusht 2008