Britani, vret shërbëtorin, burg për jetë Princit të Arabisë Saudite

Princi, Saud bin Abdulaziz bin Nasir, një nga nipat e Abdullahut mbretit të Arabisë Saudite, u burgos në vitin 2010 për vrasjen e Bandar Abdullah Abdulaziz në një hotel të Londrës.Bandar Abdullah Abdulaziz, kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe në tru, si pasojë e goditjeve të marra. Princi u dënua më burgim të përjetshëm nga gjykata Britanike, pasi u shpall fajtorë për akuzat e vrasjes dhe të abuzimit seksual me shërbëtorin e tij, transmeton Shekulli.
Ministria Britanike e Drejtësisë konfirmoi se 36-vjeçari u ekstradua në Arabinë Saudite të hënën dhe tashmë ai do të kryej burgimin në vendlindjen e tij.
Princi Saud Abdulaziz bin Nasser al Saud u shpall fajtor për vrasjen e shërbëtorit të tij, Bandar Abdullah Abdulaziz në dhomën tij në një hotel luksoz në Londër. Ai do të kryej pjesën e mbetur të dënimit të përjetshëm në Arabinë Saudite, u njoftua muajin e kaluar nga organet kompetente.
"Ne kemi një marrëveshje për transferimin e të burgosurve me Arabinë Saudite, marrëveshje e cila u mundëson shtetasve arabë ekstradimin, pra kryerjen e dënimit në vendin e tyre",- tha një zëvendëse e ministrisë.
Ajo shtoi se, si pjesë e marrëveshjes, ai duhet të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm, me një minimum prej njëzet vjetësh.
Kur e pyetën se çfarë masash janë marrë për të siguruar se princi nuk do të persekutohet për aktet homoseksuale ose përndryshe ai mund të marrë trajtim preferencial si rezultat i lidhjeve të tij mbretërore, zëvendësja e ministrisë tha se çështja e burgimit të tij tashmë është një çështje që i përket Arabisë Saudite.
Princi ka mohuar para gjykatës të qenit homoseksual. Avokatët e tij deklaruan se ai mund të përballet me dënimin me vdekje në Arabinë Saudite, mbi akuzat e homoseksualitetit./Indeksonline/