Tentohet pengimi i votimit të mërgimtarëve shqiptarë nga Maqedonia

Agjencia për fluturime civile ka refuzuar kërkesat e “Er Bukuresht” dhe Enter er” për realizimin e fluturimeve çarter për nesër dhe pasnesër në relacionin Basel-Ohër.
Nga 15 fluturimet e paralajmëruara, do të realizohen vetëm 8 prej tyre. Pëlqimi është dhënë për një udhëtim të ‘Edelvajs” për 24 mars, Cyrih-Shkup-Cyrih me 168 udhëtarë dhe shtatë udhëtime të “Helvetik” për Ohër, raporton Zhurnali.
Nëse merret parasysh që mesatarisht fluturimet çarter marrin prej 100 deri në 200 udhëtarë, atëherë mund të supozohet që më 23 dhe 24 mars në Maqedoni do të udhëtojnë në vend të 2 500 personave me të drejtë vote, rreth 1 500 qytetarë. Në këtë numër sërish hyjnë pasagjerët që do të udhëtojnë me linjat e rregullta deri në Shkup dhe në Ohër, por gjithashtu supozohet që nuk do të jetë numri i vogël edhe i atyre që do të arrijnë edhe përmes aeroportit të Prishtinës.
Këtyre ditëve nga Cyrihu dhe Bazeli në Shkup udhëton nga një aeroplan i linjës së rregullt. Të dielën, sërish, nga Cyrihu në Shkup udhëtojnë dy aeroplanë të rregullt, ndërsa në Aeroportin e Prishtinës çdo ditë fluturojnë nga tre aeroplanë nga Cyrihu, një nga Gjeneva, Bazeli dhe Berna, dhe nga një prej Frankfurtit dhe Vjenës./Indeksonline/