E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova me rezerva të kufizuara të ujit

Është premtuar ndërtimi i fabrikës për trajtimin e ujërave të ndotura.

“Gjatë këtij viti shpresoj të fillojmë ndërtimin e fabrikës për trajtimin e ujërave të ndotura në Prizren”, ka thënë ndërkaq shefja e kabinetit në MMPH, Mrikë Macula.

Mucula ka përmendur edhe punët që janë kryer deri tash.

“Deri më tani është arritur të hartohen studime fizibiliteti për trajtimin e ujërave të ndotura për qytetet Pejë, Gjakovë dhe Prizren, në rrugë të mbarë është edhe studimi i fizibilitetit për trajtimin e ujërave të ndotuar për qytetin e Prishtinës (finacuar nga KfË). Po ashtu është arritur që Ligji i ujërave të kalojë edhe leximin e dytë në Kuvendin e Kosovës dhe shpresoj që shumë shpejt do të hyjë në fuqi”, ka thënë Macula.

Kjo datë, 22 Marsi, shërben si një mjet për të fokusuar vëmendjen mbi rëndësinë e ujërave, me theks të veçante ujërave të ëmbla dhe të evokimit për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore, është thënë në manifestimin e organizuar nga MMPH.

Për shkak të rezervave të kufizuara të ujit, Qeveria e Kosovës është zotuar që, “në bashkëpunim me donatorët, të vazhdojë investimet në zhvillimin e kapaciteteve për rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemeve të furnizimit me ujë, grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, dhe për zhvillimin e resurseve të reja ujore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›