E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania: Dëbimi i ambasadorëve pengon Serbinë

Ambasadori britanik në Beograd, Stiven Uordsuorth, deklaroi se Londra është e shqetësuar për shkak të dëbimit të ambasadorëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë nga ana e Serbisë.

"Cdo acarim i marrëdhënieve me fqinjët është sinjal i keq për integrimet evropiane të Serbisë", u shpreh Uordsuorth.

"Nuk dëshiroj ende të jap konkluzione. Do të bisedojmë me partnerët tanë evropianë. Kuptojmë se Serbia duhej të reagonte disi dhe këtë e bëri me tërheqjen e ambasadorëve të saj nga vendet të cilat e njohën Kosovën, por në këtë rast nuk shohim arsye për acarim të marrëdhënieve", theksoi Uordsuorth në intervistën për gazetën "Blic" të Beogradit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›