E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, paralajmërohen greva në shëndetësi

Punëtorët e shëndetësisë në Kosovë kanë paralajmëruar fillimin e grevave për ngritjen e pagave.

Ata kanë refuzuar ofertën e qeverisë për ngritjen e të ardhurave të tyre mujore për 44 euro për tre muajt e ardhshëm, duke thënë se kjo është një zgjidhje afatshkurtër.

Zyrtarë të qeverisë kanë shfaqur bindjen se brenda pak ditësh do të arrijnë marrëveshje me sindikalistët e shëndetësisë.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Asllan Bajrami ka thënë se kërkesat e tyre mbeten të njëjta: ngritja 50 përqind e pagave, dieta ditore, si dhe përmirësimi i infrastrukturës ligjore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›