E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Emri", Cervenkovski, gjatë javës vendimin

Presidenti maqedonas, Branko Cervenkovski gjate kesaj jave do të takohet për të biseduar cështjen e emrit kushtetues të vendit.

Në këtë takim bashkërendues, kreu shtetëror duhet ta percaktoje përgjigjen e Maqedonisë për pakon e fundit të ideve të mediatorit Metju Nimic, për zgjidhjen e emrit kushtetues.

Presidenti i shtetit, Branko Cërvekovski dhe kryeministri, Nikolla Gruevski kanë hedhur poshtë si të papërshtatshëm propozimin e fundit të ndërmjetësit Nimic.

Nimic ka propozuar që emri kushtetues të jetë vetëm për përdorim vendas, kurse emri i ri “ Republika e Veriore e Maqedonisë” të përdoret në komunikim ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›