Kosovë, vijon greva 24-orëshe në shëndetësi

Punonjësit e shëndetësisë nisën grevën e përgjithshme, pas dështimit të përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes mes sindikalistëve dhe zyrtarëve qeveritarë, për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës për sektorin e shëndetësisë në Kosovë.
Greva ka filluar në të gjitha institucionet publike shëndetësore në vend dhe do zgjasë 24 orë, gjatë të cilave do të trajtohen vetëm rastet urgjente.
Ndërkohë ndihma shëndetësorë u jepet vetëm rasteve emergjente që paraqiten nëpër klinika.