Kosove, polemika per 100 vjetorin e Enver Hoxhes

Njeri prej tyre nuk nguroi te shfaqe hapur adhurimin per ish-diktatorin, por ky veprim mund t’i kushtoje shtrenjte politikisht te dyve.
Nderkohe, studiuesi Daut Islimi deklaron se adhurimi i kesaj figure nga kosovaret eshte e pakuptimte, pasi Hoxha nuk ka bere asgje pozitive per Kosoven.
“Po te dija vetem nje kontribut qe Hoxha ka bere per Kosoven do ta thosha, por nuk ka. Ndersa anti-kontributet kane qene shume. Ishte ceshtja e Shqiperise etnike, kur gjate luftes u diskutua per ceshtjen e Kosoves. Hoxha u shpreh i influencuar nga serbet qe e mbeshtesnin”, ka pohuar Islimi.
Nderkohe, nje tjeter skandal po me figuren e ish-diktatorit eshte bere edhe mbajtja e nje fotografie te tij ne shtepine e kryetarit te Parlamentit te Kosoves, Jakup Krasniqi.