Zidane: Domenechnuk është trajner
PARIS-Pas paraqitjes zhgënjyese të përfaqësueses së Francës në ndeshjen e parë të kampionatit botëror Afrika e Jugut 2010 kundër Uruguajit, legjenda e futbollit francez dhe e atij botëror, Zinedine Zidane, e ka kritikuar trajnerin Raymond Domenech. Trajneri francez gjithmonë ka qenë i kritikuar për mënyrën e paraqitjes së ekipit në fushë dhe për zgjedhjen e lojtarëve që kishte bërë.
Në kompeticionin e Afrikës së Jugut ai nuk ka ftuar futbollistë si Karim Benzema e Samir Nasri, ndërsa në Euro 2008 e kishte lënë në shtëpi befasisht sulmuesin e rrezikshëm, David Trezeguet.
“Ai është një seleksionues, jo trajner. Duhet të thuhet ashtu siç janë gjërat. Ai ka bërë një seleksionim, ka zgjedhur lojtarët, por është e nevojshme që në një mënyrë ky grup ta shfaqë një lojë të përbashkët, të luajë si skuadër dhe përgjegjës është Domenech. Ai është njeriu që komandon në Kombëtare”, ka thënë Zidane në një intervistë dhënë për televizionin francez Canal Plus.
Ish-futbollisti i përfaqësueses franceze, i cili ka prejardhje algjeriane, nuk ka lënë pa kritikuar as lojtarët, që tek e fundit janë ata që zbresin në fushë.
“Natyrisht, në fushë shkojnë futbollistët dhe janë ata që duhet të japin diçka më shumë. Për faktin se nuk ka një lojë skuadre, kam parë vetëm aksione individuale. Ne e dimë mirë se kolektiviteti duhet të shfaqet në fushë për të arritur te rezultatet”, vazhdoi ish futbollisti i Juventusit e i Real Madridit.
Me Zidanen në skuadër, Franca kishte arritur deri në finale të Botërorit 2006, të cilën në fund e fitoi Italia pas ekzekutimit të penalltive.
(d.b/BalkanWeb)