Pasardhësit e Ramiz Alisë
Shumë rrallë bën vaki të kalojë një ditë pa dalë në faqet e shtypit të përditshëm shqiptar ndonjë artikull që stigmatizon klasën tonë politike Dhe duket se shumica dërrmuesve e lexuesve i aprovon artikuj të tillë. Kohët e fundit, korit të të pakënaqurve me klasën aktuale politike i është bashkuar edhe Ramiz Alia, njeriu që deri në dhjetor 1990 u mundua me të gjitha mënyrat të mos lejonte lindjen e një klase të re politike në Shqipëri, një fakt që, siç duket, ai e ka harruar.
Siç duket, z. Alia ka harruar se në dhjetor 1990, kur lëvizja studentore e detyroi të lejonte krijimin e një partie opozitare, intelektualët që kishin guxuar të shpreheshin hapur për transformimin e Shqipërisë në një vend demokratik numëroheshin me gishtat e njërës dorë. Ndërsa për një lëvizje disidente si në Poloni, çekosllovaki, apo Hungari as që mund të bëhej fjalë. Dhe ndërkohë, njerëzit që i përkisnin klasës politike shqiptare të viteve ‘30-’40, ose kishin vdekur burgjeve e internimeve, ose ishin atrofizuar intelektualist, si rezultat i persekutimit të egër nga partia e z. Alia. Me pak fjalë, partisë së re që u krijua, e cila u mbështet me entuziazëm nga qindra mjera shqiptarë, i mungonte një grup i konsoliduar udhëheqës, që të ishte i përgatitur realisht për sfidën e çuarjes së vendit drejt një demokracie të shëndoshë të tipit perëndimor.
Grupi i intelektualëve që u vu në krye të PD-së ishte thjesht një amalgamë njerëzish që i bashkonte dëshira për t’i dhënë fund regjimit komunist e për ta orientuar Shqipërinë drejt Perëndimit. Ndër ta, vetëm Berisha dhe Pashko ishin intelektualët që ishin shprehur publikisht për ndryshimin e regjimit para dhjetorit ’90. Pra, ishte e natyrshme që ata të pozicionoheshin që në fillim si udhëheqës kryesorë të partisë që po lindte. Dhe jo rastësisht, këta dy personazhe politikë, ishin përfaqësuesit më tipikë dhe më të spikatur të dy kategorive kryesore të intelektualeve që la trashëgim regjimi i z. Alia.
Kështu Berisha, lindur e rritur larg kryeqytetit dhe milituar në partinë e z. Alia për 25 vjet, do të përcillte në stilin e tij drejtues atë çka eksperienca jetësore kishte latuar në karakterin e tij. Ndërkohë që ndjenja e hakmarrjes është e gdhendur thellë në psikikën e çdo shqiptari, ajo ka qenë tradicionalisht më e fortë në krahinat e thella malore. Dhe Berisha nuk mund të bënte përjashtim nga kjo trashëgimi. Pra, hakmarrja në vend të tolerancës, do të ishte përgjigjja ndaj çdo njeriu që do ta sfidonte atë si brenda, ashtu edhe jashtë partisë.
Nga ana tjetër, përvoja e militimit në partinë e z. Alia i kishte përforcuar Berishës ndjenjën e malësorit se, pas çdo guri e ledhi mund të jetë fshehur pushka e hasmit. Si rezultat i kësaj paranoje, jo pak bashkëpunëtorë të Berishës u siluruan, duke filluar nga viti 1991.
Pavarësisht se portretizimi i mësipërm është i individualizuar, ai pak a shumë do të vlente edhe për shumë intelektualë të tjerë me biografi të ngjashme me të Berishës. Për njerëz që fëmijërinë e rininë e tyre e kishin kaluar në një ambient patriarkal të mbizotëruar nga psikologjia e klanit dhe hasmërisë, dhe që më vonë kishin milituar me devotshmëri të spikatur në partinë e z. Alia, ishte e kuptueshme që nuk do t’i kishin cilësitë e nevojshme për të udhëhequr popullin drejt krijimit të një shoqërie demokratike të karakterizuar nga debati konstruktiv, toleranca dhe mirëkuptimi.
Gramoz Pashko, udhëheqësi tjetër që spikati në fillim të revolucionit demokratik, ishte përfaqësuesi tipik i atyre intelektualëve të cilët ishin lindur e rritur në kryeqytet; e kishin prejardhjen nga familje me peshë në strukturën shtetërore komuniste; militonin në partinë e z. Alia jo me ndonjë devocion të madh; ishin ekspozuar që herët ndaj ideve perëndimore; dhe ishin të bindur që sistemi totalitar duhej zëvendësuar me një sistem demokratik. Ndërkohë që këta intelektualë ishin më pak të ndikuar nga kultura klanore, prapë nuk mund t’i shmangeshin prejardhjes së tyre nga nomenklatura komuniste - ta do mendja se të gjithë ata kishin pasur rastin të dëgjonin prindërit duke biseduar për favore që do t’ia kërkonin ose që ua kishin bërë miqve…duke shfrytëzuar pozitën zyrtare. Një karakteristikë tjetër e këtij grupi intelektualësh ishte tendenca për të nënçmuar opinionin e njerëzve përreth - tendencë që mund të shpjegohet me ekskluzivitetin që ata perceptonin dhe që relativisht e kishin në njohjen e botës perëndimore.
Në duelin mes Berishës dhe Pashkos për të dalë zyrtarisht në krye të PD-së, Berisha doli fitimtar pa shumë vështirësi si rezultat i zgjuarsisë së tij natyrale, karizmës, dhe përvojës më të madhe në luftën politike brenda radhëve të një partie. Marrja e timonit të PD-së nga Berisha bëri që pozitat kyçe të pushtetit gjatë qeverisjes demokrate të dominoheshin nga kategoria e intelektualeve që ai përfaqësonte. Ndërsa ata që ishin persekutuar nga regjimi komunist, u vunë në poste jo të rëndësishme. Si rezultat, periudha e parë e qeverisjes së Berishës u karakterizua nga një shtet pothuajse autokratik, të cilin ai e drejtonte me psikologjinë e bajraktarit të fisit dhe që mbahej në këmbë nga zyrtarë servilë e të korruptuar.
Kur Fatos Nano hipi në majë të piramidës së pushtetit, i erdhi radha për dominim intelektualëve të asaj shtrese, që politikanë si Nano, Gjinushi, Pashko etj, përfaqësonin. Të mësuar që në fëmijëri me një komoditet më të lartë se të shumicës së shqiptarëve, dhe të privuar nga ky superioritet gjatë viteve të qeverisjes së Berishës, këta politikanë filluan ta shijojnë përsëri atë.
Në ndryshim me periudhën e qeverisjes së parë “berishiane”, ajo socialiste u karakterizua nga një farë demokratizimi në raportet brenda pozitës, ndërkohë që armiqësia ishte mjaft e mprehtë ndaj opozitës. Ndërkohë, ndjenja e superioritetit intelektual i bënte politikanët me origjinë nga familjet e nomenklaturës komuniste të talleshin drejtpërdrejt e tërthorazi me njerëzit përreth, duke krijuar premisat për një ftohje të përgjithshme të popullsisë ndaj tyre.
Një kategori e tretë politikanësh që patën një farë shansi të dominonin skenën politike shqiptare pas rënies së komunizmit, përfaqësohet nga figura si Eduard Selami. Këta politikanë të rinj nuk kishin milituar në partinë e z. Alia; prejardhjen e kishin nga shtresa të mesme qytetare; ishin ekspozuar ndaj ideve perëndimore në nivelin që i lejonin kushtet e atëhershme; dhe luftonin që të vendosnin në Shqipëri një sistem demokratik perëndimor. Kjo kategori politikanësh dështoi në përpjekjet për të marrë timonin e partive përkatëse sepse i bëri këto përpjekje duke ndjekur modelin perëndimor të lojës politike, i cili presupozonte konkurrencën e lirë të ideve në forumet e partisë. Fatkeqësisht, një strategji e tillë nuk mund të funksiononte. Sepse kundërshtarët nuk zbatonin të njëjtat rregulla loje…
Kështu, Berisha përdori me brutalitet pushtetin e tij prej bajraktari për të bllokuar avancimin e intelektualëve të rinj. Ndërsa Nano, për të realizuar të njëjtën gjë, përdori të gjitha lidhjet miqësore e korruptive që kishte trashëguar nga e koha e sundimit të z. Alia, si dhe ato që kishte krijuar gjatë qenies në krye të PS-së.
Sot Nano, pasardhësi i drejtpërdrejtë i z. Alia në PS, ka dalë praktikisht nga skena politike. Ndërsa Berisha, pasardhësi i z. Alia në Presidencë, vazhdon të jetë më se aktiv në jetën politike. Dhe z. Alia nuk duhet të ankohet shumë për këtë gjë - realiteti është se Berisha, në thelb, është një produkt i Partisë së Punës…