E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania bllokohet nga bora dhe ngricat

Dëbora dhe ngricat që kanë përfshirë Britaninë e Madhe , kanë krijuar kaos dhe shumë probleme në këtë vend, ndërsa duket se vala e të ftohtit ka paralizuar një pjesë të madhe të sistemit të transportit. Reshjet e dëborës kanë shtuar ritmin gjatë orëve të fundit. Shumë makina dhe automejte të tjera janë bllokuar, ndërsa raportohet se rreth 80 fluturime janë anuluar në njërin prej aeroporteve më të mëdha të Anglisë, Gatwick, pasi pista është mbuluar tërësisht dhe dëbora. Edhe në aeroportin Heathrow, gjithashtu ka patur anulime të fluturimeve. Ekspertët britanikë njoftojnë se janë bllokuar disa autostrada. Probleme janë shfaqur edhe në linjat hekurudhore ndërsa janë mbyllur gjithashtu edhe disa shkolla për shkak të motit të ftohtë.
Njerëzit janë këshilluar që të udhëtojnë vetëm në raste emergjente.
Probleme ka patur në Berkshire, Buckinghamshire, Hampshire, Oxfordshire, Surrey dhe Wiltshire ndërsa parshikohet që situata të rëndohet më tepër në vijim. Në disa zona trashësia e dëborës ka arritur në 40 cm . Edhe aeroporti i Mancesterit është mbyllur, ndërsa fluturime jane anuluar edhe në aeroportet e Leeds Bradford, Liverpool dhe Glasgow Aeroporte. Temperaturat kanë arritur gjatë natës në - 15 gradë celcius.
Një situatë e rënduar atmosferike paraqitet edhe në vende të tjera si në Gjermani e Itali, ku gjithashtu ka patur probleme me sistemin e transportit, veccanërisht në atë rrugor dhe në atë ajror. Për pasojë janë anuluar disa fluturime , ndërsa autoritetet po punojnë për të pastruar rrugët e bllokuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›