Vdes japonezi 93 vjeçar, njeriu i cili i mbijetoi dy bombave atomike
Ndahet nga jeta 93 vjeçari Tsutomu Yamaguchi, personi i vetëm i njohur zyrtarisht si i mbijetuari i bombardimit me bombën atomike të Hiroshimës, por edhe asaj të hedhur në Nagasaki në fund të Luftës së Dytë Botërore . Disa të përditshme japoneze kanë informuar për lajmin dhe kanë raportuar se japonezi vdiq si pasojë e kancerit në stomak. Yamaguchi, pronar i një kompanie kantieresh detare, gjendej në Hiroshima për një udhëtim pune më 6 gusht 1945, kur një avion amerikan B-29 lancoi bombën atomike në qytet. Atëherë mori plagë të rënda në pjesën e sipërme të trupit dhe e kaloi natën në qytet . Pas kurimit, ai u kthye në qytetin e tij të lindjes, Nagasaki rreth 300 chilometra në juperëndim, i cili tre ditë më pas u vu në shënjestrën e sulmit të dytë atomik amerikan. 93 vjeçari lindi në Nagasaki në 1916. ''Pasi përjetova bombardimin e dy bombave atomike dhe pasi mbijetova, fati im është të flas e të tregoj", shpjegonte Yamaguchi, protagonist në një film dokumentar të vitit 2006. Ai ishte inxhinier me profesion, dhe gjatë rrëfimeve të tij kishte treguar se i kishte dërguar një letër presidentit amerikan Barack Obama, ku i shkruante për një botë të lirë e pa armë nukleare. Të paktën 165 persona besohet se i anë mbijetuar dy bombardimeve atomike, por Yamaguchi ishte i vetmi i njohur zyrtarisht si i mbijetuari i këtyre sulmeve.