Japonia mbulohet nga dëbora
Një front i motit të ftohtë që po përfshin kontinentin aziatik, ka sjellë reshje të dendura dëbore në veri të Japonisë gjatë orëve të fundit. Pjesa më e madhe e ishullit verior japonez të Hokkaidōs është mbuluar nga një shtresë e trashë dëbore, gjë e cila ka shkaktuar jo pak probleme për banorët e kësaj zonë. Sipas rrjetit informativ japonez TBS, raportohet se është regjistruar të paktën 30 cm dëborë nga reshjet e rëna gjatë natës të së martës në Kushiro. Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëron se reshjet e dëborës do të vazhdojnë të bien edhe gjatë orëve të ardhshme ndërsa në qytetin e Nemuros, trashësia e borës ka arritur në 80 cm. Sitauta më problematike paraqitet në pjesët malore të ishullit Honshu, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gati 129 centimetra dëborë. Media të tjera japoneze njoftojnë se mbi 110 njerëz e kaluan natën në një strehim të përkohshëm në një fshat të vogël në një pjesë tjetër të Hokkaidōs, pasi mbi 30 makina u bllokuan nga reshjet dhe nuk mundën të qarkullonin. Reshje të dendura dëborë goditën së fundmi pjesen veriore të japonise, pasi një situatë e ngjashme u regjistrua edhe në kryeqytetin kinez, pekin dhe kryeqytetin e Koresë së Jugut , Seulin. Kjo situatë shënon një nga më të rëndat në këtë kontinent aziatik, që prej 41 vjetësh.