E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania dhe Franca kërkojnë largimin e Al Assadit

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe Francës sqaruan se deklarata e OKB-së në përfundim të takimit të Gjenevës mbi përshkallëzimin e konfliktit në Siri, nënkupton përjashtimin e presidentit Bashar al Assad nga përpjekjet e një tranzicioni paqësor politik në Siri.

"Assad-i është i mbaruar dhe duhet të japë dorëheqjen", janë këto fjalët e përdorura e nga krerët e këtyre dy diplomacive, te cituara nga gazeta prestigjioze britanike "The Guardian". Komunikata, ku është rene dakord për kushtet e një autoriteti kalimtar, i cili të mbikëqyrë fundin e dhunës në vend, u hartua pa përfshirjen e Rusisë dhe Kinës.

Dokumenti Ben thirrje për hapa të qartë e të pakthyeshëm brenda një kornize te caktuar kohore. Tendosjet në terren po shtohen, siç tregon qartë edhe mobilizimi i ushtrisë turke, që ka dërguar aeroplanët e saj luftarak në kufirin me Sirinë, ndërsa helikopterët sirianë po fluturojnë aty pranë.

Me marrëveshjen e se shtunës, anëtarë të qeverisë aktuale siriane mund të përfshihen ne organizmin e ri dhe fillimisht ishte e paqartë nëse vetë Assad do të bëhej pjesë e qeverisë së përkohshme. Por sekretari i Jashtëm britanik, William Hague shpjegoi se marrëveshja përjashton pjesëmarrjen e presidentit sirian nga çdo qeveri uniteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›