Britania e Gjermania vërejtje Kosovës e Serbisë
PRISHTINE-Britania dhe Gjermania i kanë tërhequr vërejtjen Serbisë dhe Kosovës, se po dëmtojnë mundësitë e tyre për integrim në Bashkimin Evropian, nëse lejojnë vazhdimin e tensioneve etnike përgjatë kufirit të tyre.
Në një deklaratë të përbashkët, që do të botohet nesër në të përditshmen gjermane, Franfurter Allgemajne Cajtung, ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle dhe kolegu i tij britanik, Uilijem Hejg, kanë kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi ta përfundojnë krizën e kufirit.
Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë zgjidhje diplomatike që “i njeh kufijtë e Kosovës, e përmirëson jetën e secilit dhe të dy shtetet i vë në rrugë të anëtarësimit në BE”, thanë të dy ministrat, për të shtuar se “nëse ata nuk e bëjnë këtë, ato do ta humbin rastin historik”, i citon ata sot nga Prishtina, agjencia Radio, Evropa e Lire.
Tensionet mes dy vendeve u përshkallezuan në muajin Korrik, pas operacionit të qeverisë së Kosovës për të marrë kontrollin e dy pikave kufitare në Veri me Serbinë, dhe për të ndaluar importin e produkteve serbe në bazë të parimit të reciprocitetit.
(d.b/BalkanWeb)