E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrin hak në fëmijë

Ymer Krasniqi dhe vajza e tij 10-vjeçare, Arbnorja, u vranë nga familjarë të tyre vetëm gjashtë muaj pasi ai doli nga burgu. Ymeri akuzohej se e ka vrarë djalin e axhës, e të shtunën, në Novosellë të Vushtrrisë, drejt tij dhe fëmijëve u shkrepën plumba. Djali, Arbnori, u plagos. Policia thotë se rasti ka të bëjë me gjakmarrje. Nga Lirita Halili më 08 gusht 2011 në ora 08:27

Ymer Krasniqi (37) ia pa sherrin një traktori me zall. Nga kjo edhe e gjeti vdekjen, bashkë me vajzën e tij 10-vjeçare. Vetëm gjashtë muaji pasi doli nga burgu, ai vendosi që bashkë me dy fëmijët e tij, Arbnorin dhe Arbnoren, të nisen drejt Milloshevës për të marrë zall. Kjo ishte hera e fundit që Fatmirja e pa burrin, Ymerin dhe vajzën e saj, Arbnoren. Të shtunën, dy orë pasi burri i saj u nis bashkë me dy fëmijët nga shtëpia drejt Milloshevës, Fatmirja mori lajmin më të hidhur në jetë.

Ajo e kuptoi se kurrë më nuk do t’i shohë të gjallë, as burrin, as vajzën e saj. E djali, edhe pse i plagosur në qafë, ka shpëtuar i gjallë.

Fatmirja tash ka mbetur vetëm me dy fëmijët, Arbnorin 11-vjeçar dhe Krenaren 5-vjeçare, derisa po pret ta sjellë në jetë edhe një vajzë tjetër, për të cilën thotë se ndjen më së shumti keqardhje. “Të lind një fëmijë pa e parë asnjëherë babin e saj është e tmerrshme”, rrëfen Fatmirja për Express, derisa nuk ndalet së qari.

E shkaku që kjo grua humbi burrin edhe vajzën për një ditë, ishte një problem i vjetër që Ymeri kishte me familjen e axhës së tij. Fatmirja rrëfen se rreth katër vjet më parë, ka ndodhur një vrasje në familjen e axhës së burrit të saj të ndjerë. “Prej atëherë, Ymeri ka qenë i burgosur, pasi axha i tij e ka akuzuar se ky ia ka vrarë djalin”, tregon Fatmirja.

Sipas kësaj gruaje, Ymeri tashmë i ndjerë është liruar nga burgu vetëm gjashtë muaj më parë. “Ymeri ka qenë në burg për tri vjet e gjysmë. Para gjashtë muajsh, gjykata e ka shpallur të pafajshëm dhe e ka liruar”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›