Britania e Madhe: Opozita të mos bllokojë integrimin e Shqipërisë- të kthehet në parlament

Shtohen zërat e ndërkombëtarëve për një dialog politik mes mazhorancës dhe opozitës dhe rëndësinë e kthimit të kësaj të fundit në parlament për të mos bllokuar integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Sipas zëvendës ambasadores së Britanisë së Madhe në Tiranë Elisabet Evans tashmë Shqipëria ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme.“Muajin e shkuar, Këshilli Europian e ftoi Komision Europian të dorëzojë një opinion për gatishmërinë e Shqipërisë si vend kandidat, një hap i rëndësishëm dhe pozitiv për Shqipërinë dhe pikë fillesa për një proces intensiv dhe të detajuar rishikimi të gatishmërisë së Shqipërisë për fazën tjetër në rrugën e saj drejt integrimit eventual në BE. Ky rishikim do të fokusohet në progresin e Shqipërisë në plotësimin e kritereve themelore të demokracisë Europiane përcaktuar në kriteret e Kopenhagenit. Ai fillon me pyetësorin që Ambasadori i Komisionit Europian i dorëzoi të mërkurën kryeministrit Berisha. Dialogu dhe debati konstruktiv politik është padyshim një kërkesë kyçe një Parlament aktiv dhe dinamik është elementi qendror i çdo demokracie dhe historia nuk tregohet e butë me politikanët e sotëm të të gjitha partive, nëse vështirësitë aktuale në parlament lejohen të nxjerrin nga binarët progresin drejt integrimit në BE”, u shpreh ajo.Këtë deklarate diplomatja britanike e ka bërë gjatë një konference në Rektoratin e Universitetit të Tiranës për historikun e marrëdhënieve mes Britanisë së madhe dhe Shqipërisë të organizuar nga Departamenti i Historisë....