E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cani, i emocionuar për rikthimin në Askoli

Sulmuesi

Edgar Cani do të kthehet në Askoli, këtë herë si kundërshtar. Sulmuesi shqiptar ka lënë një kujtim mjaft të mirë mes tifozëve bardhezi gjatë sezonit 2008–2009 (i huazuar nga Palermo), ku realizoi 7 gola në 22 ndeshje. Pasi e nisi këtë sezon te Padova, tashmë 20-vjeçari mbron ngjyrat e Piaçencës. “Jam i kënaqur edhe pse gjatë këtij edicioni kam luajtur pak”, deklaroi talenti i lindur në Tiranë, që ka shënuar 6 gola. Për rikthimin në stadiumin “De Luka”, Cani shprehet i emocionuar. “Më duket gjithçka shumë e çuditshme. Nuk e di nëse do të pritem me duartrokitje, me fërshëllima, apo nëse tifozët do të jenë indiferentë. Personalisht jam ndjerë mirë tek Askoli dhe shpresoj të kem lënë kujtime të mira. Jam shumë i kënaqur që kthehem në këtë stadium dhe duhet të pranoj se kam mjaft emocione”, tha ai.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›