E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania e Madhe mbështet integrimin e Shqipërisë

27-02-2012 / Gazeta 55

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti sot në një takim lamtumire ambasadoren Britanike, Fiona Mcllwham

Kryediplomati shqiptar, Edmond Haxhinasto priti sot në një takim lamtumire ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, znj. Fiona Mcllwham. Ministri Haxhinasto vlerësoi kontributin e Ambasadores Mcllwham për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve. Ai shtoi se bashkëpunimi me Britaninë e Madhe duhet të zgjerohet më tej në fushën ekonomike. Ministri Haxhinasto vlerësoi mbështetjen britanike në procesin e integrimit evropian dhe theksoi se reformat, veçanërisht ajo zgjedhore, duhet të vazhdojnë pa u kushtëzuar nga objektiva të tjera politike të ndonjë partie. Ministri Haxhinasto theksoi gjithashtu se lehtësimi i regjimit të vizave mes dy vendeve do të ndihmonte për rritjen e shkëmbimeve në fusha të ndryshme.
Ambasadorja Mcllwham vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor paqe e stabiliteti në rajon. Bashkëbiseduesit u shprehën se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e fundit e arritur për përfaqësimin rajonal, forcon sovranitetin e Kosovës dhe i shërben interesave të qytetarëve të dy vendeve si dhe perspektivës evropiane të tyre. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›