Cooper propozon që dialogu të vazhdojë këtë të premte

“Zoti Cooper po bënë përpjekje intensive që dialogu të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundshme. Ai ka propozuar 18 nëntorin si datë për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë diplomati evropian.
Njëra prej temave të pashmangshme të raundit të ri të dialogut do të jetë çështja e pjesëmarrjes së Kosovës në forumet rajonale që është një prej kushteve të Brukselit për afrimin e Serbisë me BE-në.
Diplomatë evropianë kanë thënë për KosovaTimes.net se Cooper gjatë kësaj jave do të mbajë takimet e fundit konsultative me palët për të konfirmuar vazhdimin e dialogut, i cili është ndërprerë pas kushtëzimeve të Serbisë që paraprakisht të zgjidhet çështja e pikave kufitare dhe doganore në veri të Kosovës.
Para pak ditësh, Cooper ka qëndruar në Prishtinë dhe është takuar me zyrtarët kosovarë, por mediat nuk kanë qemë të ftuara për të mbuluar këtë vizitë. /KosovaTimes/